Fadil Mehmeti, një qytetar që jeton në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht në Kodrën e Minatorëve, ka rrëfyer se si përfundoi një shok bombë në oborrin e tij.
Ai për Klan Kosova, ka thënë se u detyrua që t’i largojë fëmijët nga aty, derisa tregon se tym i madh dukej në oborrin e tij.
“Nuk kem ku shkojmë, janë shtëpitë tona, borxh s’i kem askujt. Prona jonë zgjidhet, sepse ne nuk i kemi shumë raportet e mira me serbë. I kemi disa keqkuptime, jo personsale, po shpija ijeme, nuk ka serbë që mun e blen. Unë shtëpinë s’e shes, nuk e shes gjakun e dëshmorëve dhe vëllait tim. Fëmijët i kam çu të vëllai në gjysmë të natës, te vëllai në jug, jo që jam tutë unë, po duhet me i largu fëmijët, unë me shoqe këtu kam qenë, shokët e mi kanë ardhë i kanë marrë, i kanë dërgu poshtë. Qitu e kanë gju, këtu ka dalë tymi i madh, ato kanë qenë shok-bomba. Ajo është veç me i tutë popullatën, mu serbi nuk mund me më tutë, se unë tokën time nuk e lëshoj.” – tha ai.
Ky i fundit, po pretendon se Policia u vonua 55 minuta, ndërsa pati disa fjalë edhe për krerët e shtetit.
“Na si shtet, një njeri, shembull kryeministri që po i thojnë, po e bën sherrin, a e din ai që ka shqiptar këtu, a e ka ai trurin mirë. Hajde bone sherrin e ik, ti shko me xhipa e unë rri këtu me fëmijë të mi. Hajde mbrom, boni pikat o burrë, unë nuk kam shkollë si ai.” – tha Mehmeti.
Ai ka thënë se edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk shkoi në veri, duke i bërë kështu publikisht ftesë për vizitë atje.
“Sveçla ish ardhë dje në Urë të Ibrit, andej ure, po hajde rrimë te unë o burrë ta qes një gjygym qaj, bojmë llaf.” – tha ai.