Kosova qysh prej 13 marsit të vitit të kaluar po ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit. Aktualisht, gjendja me COVID-19 në vendet fqinje është e rëndë, mirëpo në Kosovë numri i rasteve ditore është i ulët.
Në 24 orë, në Kosovë u shënuan vetëm tri raste pozitive, ndërsa në shtetet fqinje ky numër ishte shumë herë më i madh.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe nuk ka vdekur asnjë person ndërsa janë vaksinuar 310 persona.
Në Kosovë janë 311 raste aktive, ku prinë kryeqyteti me 56 raste aktive, ndërsa i dyti radhitet Ferizaj me 37 raste.
E gjendje e mirë është edhe në QKUK dhe spitalet rajonale. Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, në spitale janë 11 pacientë me COVID-19 që janë duke u trajtuar. Por numri i pacientëve postCOVID është më i lartë (26), shkruan Sinjali.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksigjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë./Gazeta Enigma/