Kosovë – Lituani, Kurti: Na kanë kënaqur me lojën e bukur

Kosovë – Lituani, Kurti: Na kanë kënaqur me lojën e bukur

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar sot për lojën e mbrëmshme të Kosovës ndaj Lituanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurti tha se lojtarët dardanë “na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer”.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, shkroi Kurti në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Kurti e shikoi ndeshjen bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla.

Kosova fitoi me rezultat 1-0, edhe pse ishte me një lojtar më pak në pjesën e dytë. /Gazeta Enigma

Related Articles