Kosovë: Mbi 77 mijë persona janë vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19

Kosovë: Mbi 77 mijë persona janë vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të dituar se këtë të diel se janë regjistruar 2,390 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Sipas autoriteteve shëndetësore 1.291 persona janë shëruar, ndërsa 35,051 persona janë ende aktivë me COVID-19.

Duke pasur parasysh të dhënat zyrtare që publikohen çdo ditë nga MSH-ja, deri me tani janë administruar mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Ndërsa me dy doza të vaksinës janë imunizuar 804,801 persona apo 44 për qind e popullsisë.

Tutje nga MSh-ja kanë njoftuar se 77 mijë e 437 persona janë imunizuar deri tani me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit.

Kujtojmë se në Kosovë qytetarët mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. /Gazeta Enigma/

Related Articles