Në Kosovë sot parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Në njoftimin e Institutit të Hidrometeorologjisë të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.