“U plagos nga një plumb qorr në natën e ndërrimit të viteve, vdes Shpresa Kastrati”, “Një person lëndohet nga plumbi qorr në oborrin e tij në Deçan”, janë mbishkrimet në ekspozitën që u lansua bashkë me hapjen e fushatës “Festo me zemër, jo me armë”.
Kjo fushatë organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Kjo fushatë synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. Gjatë së enjtes u tha se çdo vit Policia e Kosovës konfiskon rreth 1500 armë ilegale. Këto të fundit po konsiderohen shkaktarët kryesorë për pjesën dërrmuese të vrasjeve dhe të krimeve në Kosovë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, përdorimi i armëve ilegale vazhdon të mbetet shqetësim për institucionet dhe shoqërinë kosovare.
“Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët që qarkullojnë në Kosovë janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërrmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimesh që kanë ndodhur, qofshin ato të dhunës në familje, grabitjeve dhe të krimeve të tjera. Në aspektin e parandalimit, përveç MPB-së edhe akterët e tjerë duhet të luajnë rolin në aspektin e vetëdijesimit për pasojat që vijnë nga mbajtja e me të gjitha agjencitë e saj, edhe akterët e tjerë duhet të luajnë rolin e tyre në aspektin e vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë, lidhur me pasojat që mund të vijnë nga posedimi i paligjshëm dhe veprimeve të kundërligjshme në përgjithësi”, ka thënë Gashani.
Në lansimin e fushatës “Festo me zemër, jo me armë”, Gashani shtoi se kapacitet e Kosovës në fushën e kontrollit janë duke u rritur.
“Policia e Republikës së Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme… (07:15) Si rezultat i angazhimit profesional të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë ne kemi avancuar suksesshëm në aspektin e konfiskimeve të armëve ilegale dhe municionit. Gjatë vitit 2021, gjithsejtë janë konfiskuar 1280 armë dhe rreth 42 mijë rrathë municioni të kalibrave të ndryshëm. Në krahasim me vitin 2020, kur janë konfiskuar 1135 armë dhe rreth 32 rrathë të mocionit të kalibrave të ndryshëm”, ka shtuar Gashani.
Niels Knudsen nga UNDP tha se pothuajse çdo ditë po shënohen incidente që vijnë nga përdorimi i armëve. Sipas tij, çdo plumb i shkrepur ka një cak dhe kështu po shkaktohen edhe dëme në familje.
“Qarkullimi i këtyre armëve janë ata që shkaktojnë dhunën dhe pabarazinë dhe përmendim këtë si indikator global, si këto armë qarkullojnë dhe numri i tyre edhe pse është qarkulluar ato prapë shfrytëzohen në vepra të dhunës. Për shkak që siguria ka një ndikim të drejtpërdrejt në jetën apo në sigurinë e qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij shteti. Këto janë kushtet fondamentale për një prosperitet të një shoqërie. Diku rreth 150 mijë armë të paligjshme qëndrojnë në duart e popullit. Zëvendësministri e përmendi se sa përpjekje po investohen që të merren ato dhe hequr nga njerëzit, prapë ekzistojnë atje. Ato paraqesin një kërcënim për familjen dhe popullatën. Duke marrë parasysh që veprat penale që po ndodhin, shumica prej tyre kanë të bëjnë përmes përdorimit të armëve. Shohim edhe në shtëpi që dhuna familjare kurdo që përshkallëzohet, në shumicën e rasteve dhe gati çdo herë nëse gratë janë viktima, ajo armë që përdoret është ilegale”, ka deklaruar ai.
Përveç në Prishtinë, lansimi i kësaj fushate ka nisur edhe në Shkup dhe do të zgjas katër muaj.