KOSTT njofton që bordi i drejtorëve, në takimin e mbajtur me 24 Prill 2024, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv, Evetar Zeqiri.
Me këtë rast, bordi ka emëruar Shaban Nezirin, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër, thuhet në njoftimin për media.
Më tej theksohet se Neziri, me profesion Inxhinier i Elektroteknikës, është pjesë e KOSTT-it që nga themelimi i saj dhe gëzon përvojë të gjatë profesionale brenda kompanisë.