Kovacevski i uron Kurtit një ditë të suksesshme dhe biseda produktive në Ohër

Kovacevski i uron Kurtit një ditë të suksesshme dhe biseda produktive në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para fillimit të takimit trepalësh në Ohër, është takuar me homologun maqedonas, Dimitar Kovacevski, i cili i uroi delegacionit kosovar një ditë të suksesshme dhe biseda produktive.



Kovacevski, në një postim në Facebook, tha se e përgëzon Kurtin për përkushtimin e shprehur për të ardhen evropiane të të gjithë rajonit

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, ka shkruar Kovacevski në Facebook.

Related Articles