Kozmonautët rusë kanë arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, duke kundërshtuar kështu pushtimin e shtetit të tyre ndaj Ukrainës.
Tre burrat ishin kozmonautët e parë që arritën në këtë stacion, prej kur Rusia sulmoi fqinjin e saj lindor muajin e kaluar.
Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur me ekuipazhin amerikan, rus dhe gjerman, shkruan BBC.
Treshja kishte veshur kostume hapësinore me ngjyrë të verdhë të ndezur me detaje blu, në vend të uniformës së tyre standarde blu.