KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë për zgjdhjet e 9 shkurtit

KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë për zgjdhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të pare prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur,.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.

Related Articles