Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar 386 vendvotime në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.
Në një postim në Facebook, KQZ-ja tha se deri tani janë në proces të numërimit 26 komuna.
“Nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.