Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, në shtetet e ndryshme, deri në ora 11:00, kanë votuar 4 mijë e 390 mërgimtarë.
“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë e 390 votues, apo 21.60 për qind”, tha Radoniqi.