Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar në mbledhjen e sotme rreth 250 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës
Para emërimit të tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar emrat e propozuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Fillimisht, Arianit Elshani nga PDK, tha se ka një kërkesë para se të nis mbledhja, ku sipas tij ka tash e një kohë që po mungojnë dy anëtarët e komisionit nga kjo parti, e që ndikon në kuadër të mbështetjes dhe punës më të mirë të KQZ, duke thënë që kjo është edhe mungesë e gjithëpërfshirjes brenda KQZ-së.
Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i SKQZ-së, tha se janë duke punuar për zgjedhjet lokale lidhur me planin operacional dhe takimet me zyrtarët komunalë për të realizuar edhe vizitat nëpër komuna rreth procesit zgjedhor dhe punës tutje.Reklamë
Yll Buleshkaj, nga Zyra e Certifikimit të partive politike në KQZ-së tha se kanë marrë kërkesë për koalicion të dy subjekteve politike, Partia Boshnjake me VAKAT dhe përbërjen e KKZ-së.
Florian Dushi nga LDK-ja, ka pyetur Yll Buleshkaj lidhur me verifikimin e kandidatëve ku sipas tij është skandaloze mënyra e qasjes dhe verifikimit, madje situata ka eskaluar kur Dushi është nxehur nga përgjigja e Buleshkaj.
“Nuk mund të më mësosh se si të flas unë, kërkoj nga kryetari t’i tërheq vërejtjen sepse është Skandaloze kjo çështje, andaj kërkoj që ta tërhiqni fjalën”, tha Dushi në këtë diskutim.
“Janë 22 persona apo vende të lira që janë hequr nga lista, dhe nuk jam i bindur që të gjithë kanë një bazë ligjore, dhe këto vende duhet të mbushen tani”, tha Kurteshi sa i përket përbërjes së anëtarëve të KKZ-së.