Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka shpallur konkurs për angazhimin e 1 mijë e 100 zyrtarëve që do të punojnë gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 28 dhjetor 2025.
Sipas KQZ-së, 950 zyrtarë do të angazhohen për raportimin e rezultateve preliminare nga Qendrat e Votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa 150 të tjerë do të jenë përgjegjës për orientimin e votuesve brenda qendrave të votimit.
Konkursi është shpallur më 10 dhjetor dhe do të mbyllet më 12 dhjetor 2025, në orën 23:59.
Të gjitha detajet dhe kriteret për aplikim janë publikuar në këtë vegëz:
https://stafqv.kqz-ks.org/
