Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) në mbledhjen e sotme ka vendosur për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave dhe dy kuvendeve komunale në veri të vendit.
Më 23 prill të këtij viti do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq.
Sipas KQZ-së afatet për zgjedhjet në katër komunat veriore, fillojnë nga 9 marsi.