Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndryshimin e lokacioneve të qendrave të votimeve në Komunën e Leposaviqit.
Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, ka thënë se tri qendra nuk i plotësojnë kushtet.
“Qendra në fshatin Borqan nuk i plotëson kushtet objekti, bartet qendra e votimit në Soqanicë e Epërme. Qendra në fshatin Kushtovë nuk i plotëson kushtet objekti, bartet qendra e votimit në objekt privat brenda fshatit. Qendra 1210 nuk i plotëson kushtet dhe zhvendosët në Jarinje të Poshtme”, ka thënë Elshani.
KQZ-ja ka paraqitur edhe kamerat që do të vendosen në vendvotime më 9 shkurt.