KQZ-ja nesër mban mbledhje për zgjedhjet në veri, këto janë pikat që do të diskutohen

KQZ-ja nesër mban mbledhje për zgjedhjet në veri, këto janë pikat që do të diskutohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar tri pika për zgjedhjet që pritet të mbahen në veri të vendit.

Në bazë të një dokumenti, Këshilli për Operacioni do të shqyrtojë miratimin dhe rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

“Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan”.

“Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, si dhe numri i fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në komunat e Zveçanit dhe Leposaviçit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, në mbledhjen që pritet të mbahet nesër, KQZ do të shqyrtojë edhe miratimin e propozimeve të Këshilleve të Vendvotimeve për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Tutje, pikë tjetër e kësaj mbledhje do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i logos dhe dizajnit të produkteve të IP-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore dhe për zgjedhjet për kuvende në Zveçan e Leposaviç.

Related Articles