KQZ-ja tregon se kur do nisë numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht

KQZ-ja tregon se kur do nisë numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht

Numërimi i votave të diasporë, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të nis gjatë javës së ardhshme.

Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”, tha Elezi.

“Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”.

Tutje, ai bëri të ditur se numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat tha se po ashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, ndërkaq numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597.

Related Articles