Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, me pikë të rendit të ditës, dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të komunave veriore.
Këtë e ka bërë të ditur KQZ përmes një njoftimi, ndërsa bën të ditur agjendën e kësaj mbledhjeje.
- Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
- Raport i Këshillave të KQZ-së:
- Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.
- Të ndryshme;