Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të shtunën, më 11 tetor 2025, do të nisë procesi i shpërndarjes së materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor.
Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.
KQZ ka theksuar se të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve janë duke u zhvilluar sipas planit të paraparë, në bashkëpunim me institucionet relevante për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe transparent.