Teksa çdo qytetar po shfletonte me entuziazëm faqen e KQZ-së natën e zgjedhjeve më 9 shkurt, për rezultatet fillestare, sistemi ra.
Kjo nxiti dyshime tek qytetarët se çka po ndodhte me votat e tyre.
Se a pati ndërhyrje direkte në uebfaqe e KQZ-së, derisa po publikoheshin rezultatet atë natë, ka treguar Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
5 ditë pas zgjedhjeve, Radoniqi, e ka pranuar se ka dyshime për rënien e sistemit më 9 shkurt dhe policia e prokuroria është duke hetuar këtë.
Radoniqi tha se numërimi i votave është duke vazhduar dhe ky proces mund ti marrë kohë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve deri në dy javë.
E nëse nëse plani A, përmes sistemit elektornik të numërimit nuk funksionin Radoniqi ka treguar se do kalojnë në planin B, që është numërimi i votave përmes formularëve.
Votat e diasporës akoma janë në process të vlerësimit sipas KQZ-së.
Disa zafe me fletvotime janë refuzuar për shkak të mos përmbushjes siç duhet. Siç është në mungesë të vulës, disa gjatë regjistrimit dhe për arsye të tjera.