KQZ për zgjedhjet e parakohshme: Janë sfidë, por do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues

KQZ për zgjedhjet e parakohshme: Janë sfidë, por do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues

Në rast se deri më 28 prill deputetët e Kuvendit nuk arrijnë të zgjedhin presidentin, Kosova pritet të hyjë në një proces të ri të zgjedhjeve të parakohshme.

Këto zgjedhje do të ishin një angazhim i ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili gjatë vitit 2025 ka organizuar zgjedhjet e rregullta për Kuvend më 9 shkurt, zgjedhjet lokale më 12 tetor, përfshirë raundin e dytë për kryetarë komunash më 9 nëntor, si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvend më 28 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për EkonomiaOnline se mbajtja e zgjedhjeve të reja në një periudhë kaq të shkurtër përbën sfidë për KQZ-në, por si institucion kushtetues ajo është e obliguar t’i organizojë ato sa herë që kërkohet, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Mbajtja e një tjetër procesi zgjedhor, në një interval kaq të shkurtër pas zgjedhjeve të fundit dhe pas gjithë atyre proceseve zgjedhore të vitit të kaluar, natyrisht se paraqet një ngarkesë dhe sfidë të konsiderueshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe administratën e tij. Megjithatë, si institucion i përhershëm me përgjegjësi themelore organizimin e zgjedhjeve, KQZ mbetet e përkushtuar të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zhvillimin e çdo procesi të ri zgjedhor, sa herë që kjo kërkohet”, tha Elezi.

Related Articles