Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar video se si duhet votuar me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave që do të mbahen me 9 nëntor.
KQZ ka njoftuar se zarfi duhet të dërgohet më së largu deri më 8 nëntor 2025.
Votimi përmes postës do të fillojë më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor 2025.
Fushata zgjedhore për komunat që shkojnë në balotazh do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë në orën 06:59 më 9 nëntor, ditën kur mbahet rundi i dytë.
