KQZ: Tërheqja e Spasiqit nuk ndikon në mbajtjen e balotazhit në Kllokot

KQZ: Tërheqja e Spasiqit nuk ndikon në mbajtjen e balotazhit në Kllokot

Kandidati i Nismës Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”, për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, është tërhequr nga gara dhe i është bashkuar Listës Serbe.

Edhe pse kjo komunë është në balotazh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ky zhvillim nuk do të ndikojë në mbajtjen e rundit të dytë, më 9 nëntor.

Zëdhënësi Valmir Elezi tha se afati i përcaktuar për tërheqjen e kandidatëve nga gara ishte 2 shtatori.

“Tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë, nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore. Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e 2 kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë”, tha Elezi.

Related Articles