Kosova do të votojë më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Gazeta “Enigma”.
Për mënyrën se si zhvillohet i tërë procesi i votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video në rrjetet sociale.
“Shiko videon për të mësuar se si të plotësosh saktë fletëvotimin dhe si zhvillohet procesi i votimit, deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit.
Voto me kujdes – vota e vlefshme është zëri yt!”, thotë KQZ përmes këtij postimi.
