KQZ vazhdon procesin e verifikimit të nënshkrimeve për peticionin në komunat veriore

KQZ vazhdon procesin e verifikimit të nënshkrimeve për peticionin në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ende janë në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për për Klankosov.tv se ky proces do të marrë kohë pasiqë siç tha ai të dhënat që i kanë pranuar janë të mbledhura në format fizik.

“Pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, do të përgatisim raport për çdo komunë dhe do të njoftojmë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunle, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Po ashtu, përgjigjja e KQZ-së do të bëhet publike edhe për qytetarët dhe mediat”, shtoi ai.

Related Articles