Kosova nuk duhet ta ketë obsesion dialogun me Serbinë dhe këtë proces ta konsiderojë si një punë normale.
Kështu po vlerëson kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja.
Që sipas tij, ky proces shoqërohet nga një mungesë transparence dhe që në marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë ka gjëra që e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.
Megjithatë, Kraja thotë se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë që Kosova është palë e dëmtuar nga lufta dhe asnjëherë të mos lejohet barazimi i viktimës me agresorin.
Ai thotë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës duhet të mbeten të pacenueshme derisa shton se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës./Gazeta Enigma/