Kraki: Duhet të ndalet urgjentisht demonizimi i diasporës

Kraki: Duhet të ndalet urgjentisht demonizimi i diasporës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj qasjes që, sipas tij, po i bëhet diasporës në diskursin publik.

Ai tha se është e domosdoshme që të ndalet menjëherë çdo formë demonizimi, bullizimi apo trajtimi nënçmues ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Duhet me u ndalë sa më shpejt demonizimi i diasporës ose bullizimi i diasporës me çfarëdo lloj termi. Sikur janë getoizuar, izoluar”, ka thënë Kraki në Debat Plus.

“Është një fushatë anti-mërgatë e partive në KQZ”, ka shtuar Kraki.

Related Articles