Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, pas seancës së sotme ka thënë se është e pakuptimtë që LVV-ja të akuzohet se po e bllokon formimin e institucioneve.
Made siç ka thënë Kraki, para Listës Serbe janë deputetët shqiptarë që sipas tij shumica do të votonin për kandidatin e Vetëvendosjes nëse do të kishin mundësi të votonin fshehtë.
“Vota e fshehtë, fshehtësia kur shprehet vullneti i individit është kulmi i demokracisë. Ne të gjithë në zgjedhje votojmë fshehtë dhe kjo ideja që duhet votuar vetëm hapur… shikoni rregullat janë të qarta në Kuvend, votimi i fshehtë nuk është konsideruar jokushtetues… Presupozimet apo halucinacionet e disave që ndoshta ne po kërkojmë vota nga Lista Serbe, jo, se para se të shpresojmë te vota e Listës Serbe janë rreth 50 deputetë shqiptarë që jam i bindur që shumë prej tyre do rreshtoheshin me shtetin në momentin që votimi i fshehtë atyre ua mundëson të dalin nga turma”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma