Deputeti i VV nga Parisi, Kraki, e ka cilësuar si “dhunim të Kushtetutës” çdo tentativë për të ndryshuar emrin e Albulena Haxhiut nga propozimi për kryetar të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tij vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe parimi i pathyeshëm është që një i zgjedhur nuk ka të drejtë të bllokojë ose ndryshojë vendime të tilla, pavarësisht referencave kushtetuese.
“Uroj që vetëdija kolektive e secilit deputet ta dijë pse është aty. GjK ka vendime, parimi i pathyeshëm është që një i zgjedhur nuk ka të drejtë, edhe nëse citon nene të caktume, nuk ka të drejtë me blloku”.