Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj e pranojnë ftesën e Kurtit

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj e pranojnë ftesën e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për takim nesër paradite.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv. Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK.

“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, është shprehur ai.

Po ashtu, burime brenda PDK-së për klankosova.tv, kanë konfirmuar se edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti.

Ndërkaq, nga LDK-ja për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se ende nuk kanë diskutuar në lidhje në lidhje me këtë gjë.

Pas kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ftesës së kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti, i ka thënë edhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kjo për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.

Pas zhvillimeve në vend, i pari i Qeverisë së Kosovës, i ka ftuar në takim nesër kryetarët e tri partive opozitare.

Related Articles