Ish-kampioni i botës në versionin IBO, Robin Krasniqi, është ankuar zyrtarisht kundër vendimit të gjyqtarëve të 9 tetorit. Skuadra e Krasniqit tashmë kishte paralajmëruar paraprakisht se do të ndërmarrë veprime kundër asaj që e panë si ‘vendim skandaloz’ në luftën kundër Dominic Boesel.
Në arsyen e protestës prej nëntë faqesh të dorëzuar nga avokati i Krasniqit, Rene-Dirk Hundertmark tek IBO (Organizata Ndërkombëtare e Boksit) dhe BDB (Shoqata Kombëtare e Boksit në Gjermani) të premten (22 tetor), u kritikuan një sërë parregullsish në lidhje me luftën, nga roli i gjyqtarëve deri te BDB-ja.
Nga njëra anë, një “gjykim i gabuar i qëllimshëm nga gjyqtarët” kritikohet.
‘Vendimi (115:114, 116:112 dhe 114:115 në favor të Boesel) nuk bazohej në asnjë mënyrë në një vlerësim objektiv”, thuhet në letrën që është në dispozicion të faqes gjermane MDR.
‘Ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të kishin bërë deklarata të zgjatura dhe nuk do të vendosnin dot rezultatin e luftës në pikë. Për më tepër, gjyqtari në kundërshtim me rregullat e përgjithshme të luftimit nuk ndëshkoi shkelje të dukshme të rregullave në formën e goditjeve të ndaluara”, kështu që arsyetimi është në lidhje me Boeselin “që përdori goditje në pjesën e pasme të kokës”.
Përbërja dhe kualifikimi si dhe një anshmëri e mundshme e gjyqtarëve, janë gjërat e tjera që kritikohen nga ekipi i Krasniqit.
“Një përzgjedhje e gjyqtarëve dukshëm të njëanshëm, të paktën jo neutral”.
Ekipi i Krasniqit kritikoi presidentin e BDB-së Thomas Putz, i cili thuhet se ka zëvendësuar gjyqtarët “në një kohë të shkurtër”. Mbi të gjitha është ‘diskutuar kompetenca’ e vajzës së tij Karoline Putz, e cila e vlerësoi luftën në favor të Boeselit.
‘Përveç kësaj, do të kishte dyshime për paanshmërinë e presidentit Putz, i cili, në emër të BDB, kishte të paktën një interes të dukshëm për të vazhduar karrierën e Boeselin”, thuhet ndër të tjera në raportin nëntë faqesh. Boesel kishte paralajmëruar paraprakisht se në rast humbjeje do t’i jepte fund karrierës.
Në një intervistë për “Sport im Osten”, Putz tashmë kishte komentuar gjerësisht mbi akuzat dhe kishte hedhur poshtë çdo kritikë.
“Skandali i vërtetë është se një boksier ngrihet dhe thotë se është mashtruar. Nuk ishte një mashtrim – kurrë në jetën e tij!”, deklaroi Putz.
“Rishikimi dhe korrigjimi i rezultatit të meçit”
Kampi i Krasniqit ankohet gjithashtu për “rrethanat e pashpjeguara në lidhje me shpalljen e rezultatin dhe kontrollet e dopingut” dhe, në përmbledhje, bën thirrje për “shqyrtim dhe korrigjim të rezultatit të meçit”.
Për më tepër, ish-kampioni është ende i gatshëm të përballet me një revansh.