I pari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se kandidati për kryetar nga kjo parti, Besim Ilazi do të ta fitojë Kaçanikun në raundin e dytë të zgjedhjeve, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Ilazi ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun, prandaj sipas tij nuk ka dyshime në fioren e tij.
Ndryshe, Besim Ilazi ka shkuar në balotazh me kandidatin e VV-së, Jeton Raka.Postimi i tij i plotë:Shumë mirënjohës ndaj qytetarëve të Kaçanikut që kanë vlerësuar punën meritore të Besim Ilazit dhe pa dyshim në raundin e dytë të zgjedhjeve, do ta vulosin vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.
I përkushtuar, kompetent dhe i gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut edhe më shumë zhvillim e perspektivë, Besimi ka besim në bashkëqytetarët e tij, e Partia Demokratike e Kosovës në vullnetin e tij të madh, për t’ju shërbyer të gjithë kaçanikasve, pa dallim.
Ai do të fitojë, sepse ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun. Sepse qytetarët e Kaçanikut e dinë se Besimi është në garë për ta dhe do të bashkëqeverisë me ta, për t’i hapur horizonte të reja perspektivës dhe të ardhmes për të cilën Kaçaniku ka nevojë./Gazeta Enigma/