Krasniqi dhe Hanrahan diskutojnë për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë dhe mbështetjen amerikane

Krasniqi dhe Hanrahan diskutojnë për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë dhe mbështetjen amerikane

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar sot me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe rëndësia e bashkëpunimit politik dhe institucional për të garantuar stabilitet dhe zhvillim.

Krasniqi theksoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në një klimë funksionale politike dhe për të ofruar zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve.

Ai ritheksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe rolin jetik të SHBA-së në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedës ishte edhe domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke si element kyç.

Krasniqi përfundoi duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës dhe se partneriteti me to është i palëkundur.

Related Articles