Krasniqi: Dhembje e pafund për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës

Krasniqi: Dhembje e pafund për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për tre të rinjtë që humbën jetën në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se në momente si këto qëndrojnë pranë familjeve për të ndarë dhimbjen me ta.

“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles