Krasniqi “e fton” Abdixhikun për koalicion: Numrat i kemi nëse LDK voton me 19 deputetë

Krasniqi “e fton” Abdixhikun për koalicion: Numrat i kemi nëse LDK voton me 19 deputetë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit sot tha se as pozita e as opozita e deritanishme, nuk i kanë numrat për formim të Qeverisë.

Krasniqi tha se partitë ish-opozitare i kanë numrat për Qeveri, nëse kontribuon edhe LDK-ja.

“Numrat i kemi sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar atëherë numrat i kemi sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet nëse s’ka vullnet numra s’ka kurrë “, u shpreh Krasniqi për RTV21.

“Nuk e kam parë planin me të thënë të drejtën , për sa i përket propozimit unë jam deklaruar disa herë , një propozim i tillë për të pasur mundësinë e trajtimit serioz para se gjithash duhet me u shpreh të gjitha palët që kanë vullnetin dhe automatikisht që lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar mua më vjen keq që një gjë e tillë automatikisht bëhet e pamundshme sepse ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë, momentin kur mungon Vetëvendosja i bie që kthehemi të propozimi që e kemi dhënë si PDK, qeveria e partive t ëish opozitës. Unë gjithmonë jam i hapur për ta diskutuar qeverinë që do ta krijonim si PDK me LDK-në AAK-në dhe Nismën dhe një gjë të tillë jo vetëm që e kemi vullnetin por e kemi edhe përkushtimin për ta jetësuar nëse edhe LDK e ka vullnetin e tillë”, u shpreh tutje Krasniqi.

Related Articles