Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe nora Gjakova janë shprehur jashtëzakonisht të gëzuara që i kanë sjellur Kosovës medaljet e arta olimpike, raporton Gazeta Enigma.
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi është shprehur jashtëzakonisht e gëzuar që i ka sjellur Kosovës medaljen e artë olimpike.
“Falenderoj shumë për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Po ndihem shumë e gëzuar qe i kam sjell Kosovës medaljen e artë olimpike. Majlinda me punën e saj më kanë bërë me besu që gjithcka në jetë është e mundur dhe kam punu fort dhe sot jam para jush si kampione olimpike.
Ajo pati edhe një mesazh për të rinjtë kosovar.
“Ju kisha inkuraju të gjithve me punu shumë për ëndrrat e tyre se gjithcka është e mundur. T’i gëzojme këto medalje olimpike të gjithë së bashku” – përfundoi ajo.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” para mijëra qytetarëve u pritën dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre, Driton Kukën.
Para popullit kosovar, Nora Gjakova tha se kjo medalje e artë olimpike është për popullin kosovar.
“Faleminderit krejt popullit të Kosovës që jeni kaq të mrekullushëm. Nuk besoj që ndonjë kampion olimpik tjetër është prit kaq ngrohtë. Ja ku jam këtu para popullit shqiptar me medalje olimpike. Kjo është për juve” – u shpreh Nora duke treguar me gisht kah medalje e artë që e fitoi me meritë të madhe./Gazeta Enigma/