Krasniqi e LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë këshillat e ShBA-së, të veprojë me maturi

Krasniqi e LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë këshillat e ShBA-së, të veprojë me maturi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, është shprehur se Kosova nuk duhet të i zhgënjejë aleatët e saj.

Ligjvënësja opozitare theksoi se dialogu është alternativa e vetëm me te cilën duhet të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Në këtë kontekst sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet veprojë me maturi, duke mos i krijuar kushte palës serbe të jep opsione për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjojë këshillat e Amerikës, nuk ka alternativë tjetër dhe askush nuk duhet as të mendojë rrugëtimin pa aleatët tanë SHBA-në dhe BE”, shkroi ajo, me anë të një postimi në Facebook.

Related Articles