I pari i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi ka emëruar sot ushtruesit e detyrës në pozitat e drejtorëve të përgjithshëm në dy spitale rajonale, në atë të Gjilanit dhe Vushtrrisë, raporton Gazeta Enigma.
Anesteziologu, Arsim Emini është emëruar drejtor në spitalin e Gjilanit.
Kurse, në Spitalin e Vushtrrisë është emëruar ushtrues detyre pulmologia Shefkije Shatri.