Për mungesën e fuqisë punëtorëve në Kosovë, ka folur edhe Kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skender Krasniqi.
Ai tha se faktori kryesor që po ndikojnë në mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë, është ngritja e çmimeve.
“Faktori kryesor se pse bizneset po përballen me mungesë të punëtorëve është ngritja e çmimeve të mëdha në treg dhe kërkesa e punëtoreve që të kenë paga më të mira se sa ato që janë, sepse po e kanë të vështirë të përballojnë situatën në të cilën jemi duke e ditur se ka një inflacion të madh dhe nuk po ka një përkrahje të shtetit ndaj qytetarëve dhe punëtoreve ku pagat e tyre janë të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet dhe për të jetuar siç janë jetuar më herët”.
Përveç ngritjes së çmimeve, rol të madh në mungesë të fuqisë punëtore, Krasniqi tha se luan edhe migrimi i të rinjve për një jetë më të mirë.
“Migrimi ndikon jashtëzakonisht shumë edhe ajo për shkak se qytetarët po kërkojnë një jetë më të mirë duke shkuar në vendet e tjera për të jetuar apo punuar”, tha ai .
Sipas Krasniqit, edhe ndërlidhja e tregut të punës me shkollim është një arsyeje e mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë.