Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë edhe dy ditët e mbetura për t’u regjistruar.
Përmes një postimi në Facebook, ai poashtu tregoi se këtë javë, bashkë me familjen e tij, kanë përfunduar procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Këtë javë, bashkë me familjen time, edhe ne e përfunduam procesin e regjistrimit të popullsisë. Një proces i shpejtë, i lehtë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Përmes regjistrimit të popullsisë, ne do të dijmë saktë se sa janë dhe ku jetojnë qytetarët tanë anekënd vendit – por edhe në mërgatë. Do të kemi shumë të dhëna të vlefshme, mbi të cilat do të mund të planifikojmë efektivisht politika zhvillimore për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat. Andaj, nëse ende s’e keni bërë, ju ftoj që të shfrytëzoni edhe këto dy ditë të mbetura për t’u regjistruar”, ka shkruar Krasniqi.
Procesi i regjistrimit të popullsisë përfundon më 17 maj.