Krasniqi: Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi thënë me zë të lart ne si PDK

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi thënë me zë të lart ne si PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniq, ka reaguar pas vendimit të FGjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Enigma”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi thënë me zë të lart.

“Sot, Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi thënë me zë të lartë, si Parti Demokratike e Kosovës: Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës”, tha ai.

Tutje Krasniqi ka theksuar se “me Aktgjykimin e 7 gushtit 2025, Gjykata shpalli të pavlefshme të gjitha veprimet parlamentare arbitrare nga 27 qershori deri më 26 korrik; konstatoi se deputetët nuk kanë zbatuar vendimin kushtetues të 26 qershorit; se veprimet e Kryesuesit të seancës ishin antikushtetuese; dhe se Komisioni për Votim të Fshehtë ishte i jashtëligjshëm”.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë. Për gjashtë muaj, qytetarëve iu mohua përfaqësimi, institucioneve iu ndal funksioni, e vendit iu imponua stagnimi”, ka shkruar Krasniqi.

“Përballë kësaj sjelljeje, ne zgjodhëm rrugën e maturisë, ligjshmërisë dhe besimit në Kushtetutë. Si Grup Parlamentar i PDK-së, e ndërmorëm këtë nismë me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues. Me besim të palëkundur në të drejtën dhe në Kushtetutën e vendit, iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë fund kësaj krize të qëllimshme dhe të rrezikshme për demokracinë”,tha ai.

Krasniqi tutje ka theksuar se “Kosova nuk mund të ecë përpara me institucione të paralizuara dhe me rregulla të shkelura sipas tekave të pushtetit. Prandaj, le të jetë ky një mësim i qartë për të gjithë, e veçanërisht për ata që nuk kanë ditur kurrë ta respektojnë shtetin: Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe për lidership që respekton rregullat, jo që i shkel ato për pushtet. Ne do të jemi gjithmonë në anën e Kushtetutës dhe të qytetarëve”.

“Ky vendim është fitore për rendin kushtetutes, për Kuvendin dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles