Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar pas një komenti jashtëzakonisht të ulët në rrjetin social Instagram, duke ngritur shqetësimin se rrjetet sociale po shndërrohen në strehë për shpifje, gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime.

“Ky shkrim është i papranueshëm dhe skandaloz. Fatkeqësisht, rrjetet sociale po shndërrohen në strehë të sigurt për pseudonime fallco që përhapin gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe kërcënime. Sot, një individ me emër të rremë ka komentuar në konton time në Instagram me një gjuhë të ulët dhe fjalor që nuk i takon as një qytetari të zakonshëm, e lëre më dikujt që pretendon të japë mendim publik.” – shkroi ajo.

Krasniqi-Goodman shtoi se sulmi i fundit, i bërë nga një individ me emër të rremë, është një “keqpërdorim i lirive demokratike për të sulmuar të tjerët” dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

“Kjo qasje nuk është liri e shprehjes – është keqpërdorim i lirive demokratike për të sulmuar të tjerët. Nuk mund të vazhdohet më me këtë normalitet të heshtur, ku dikush fshihet pas një fotoje fallco e një emri të sajuar për të helmuar rrjetet sociale.

Kërkoj publikisht nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse që të merren seriozisht me këto raste. Teknologjia ekziston, adresat identifikohen. Le të mos mbrohen më këta frikacakë digjitalë që guxojnë të flasin në mënyrë çnjerëzore, vetëm sepse mendojnë se janë të padukshëm.

Hapësira publike duhet të pastrohet nga kjo llumë. Heshtja i fuqizon. Ligji duhet të veprojë.”

Related Articles