Haxhi Krasniqi humbi meqin pa meritë, me vendimin e referëve. Rreth 5 mijë shikues e vërshëllyen atë vendim duke e vlerësuar joobjektiv.
Rrjedhimisht, në rundin e parë Krasniqit dominoi lehtë duke e ruajtur distancën dhe me goditje tentonte të shpartallonte gardin e kundërshtarit. Poashtu edhe në rundin e dytë Krasniqi veproi mirë duke lëvizur mjaft nëpër ring dhe duke goditur herë-herë kundështarin nga gjysmëdistanca.
Në rundin e tretë Krasniqi sulmoi sërish dhe kishte dominim të lehtë, por në disa raste u ndëshkua me kundërgoditje për shkak të gardit të hapur. Në raundin e katërt Dominic Bozel ishte mjaft i sigurtë, madje disa herë ka mundur ta ndëshkojë rëndë Krasniqin.
Raundi i pestë dhe gjashtë ishin të balancuara, me një dominim të lehtë të Krasniqit, ndërsa nga fundi i raundit 6 Bosel ishte megjithatë më bindës.
Raundet 7 dhe 8 ishin të balancuara, me goditje e kundërgoditje, si pasojë e lodhjes së dyanshme që kishte kapluar të dy boksierët.
E kur pritej që të taktizohej akoma më shumë, Krasniqi në rundin e nëntë bëri dallimin, duke qenë i sigurtë në veprime dhe me disa goditje e solli në pozitë të palakmueshme kundërshtarin, i cili megjithatë qëndroi në këmbë!
Lufta ishte e pakompromis edhe në rundin e 10, i cili nuk solli ndonjë përparsi të njërit apo tjetrit boksier, por nxorri në pah qëndrushmërinë dhe përgatitjen e madhe fizike të dy boksierëve.
Raundi i 11 ishte i pakompromis, në të cilin Krasniqi demostroi strategjinë e tij ofansive, duke e vënë në sprovë kundërshtoarin e dërmuar nga lodhja, i cili çuditërisht qëndronte në këmbë edhe pas shumë goditjeve të njëpasnjëshme të pësuara.
E për t’i dhënë meqit dramaticitet maksimal, të dy boksierët u kujdesën në raundin e fundit, kur Krasniqi padyshim ishte tejet porduktiv, sikurse edhe kundërshtari i tij, i cili disa herë veproi me kundërgoditje, duke mbledhur pikë të vazhdueshme nga referët, për ta mbyllur meqin me fitore. Por fitoja u kontestua dhe do të diskutohet gjatë, shkruan Gazeta Enigma.