Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ambasadorit suedez ia ka përsëritur pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Sipas Krasniqit, situata në Kosovë është jonormale sidomos pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian.
“Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë e krizave të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti, janë qëndrimet që ia shpreha sot Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutuam për zhvillimet politike në vend.”, shkroi kreu i PDK-së.
Amasadorit Westerlund ia ripërsërita pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi situata në Kosovë është jonormale, sidomos pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.”, tha ai.
Tutje Krasniqi e njoftoi ambasadorin edhe për vendimin për pezullimin e komunikimit me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Po ashtu, edhe mbi vendimin për të mos votuar asnjë forum të Kuvendit të Kosovës për asnjë ligj, rezolutë, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër.