Krasniqi i kërkon Kusari-Lilës t’a ushtrojë detyrën e saj derisa t’a kalojë testin te Albin Kurti

Krasniqi i kërkon Kusari-Lilës t’a ushtrojë detyrën e saj derisa t’a kalojë testin te Albin Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se kjo e fundit ka shpifur kundër tij se ka përdorur gjuhë fyese gjatë seancës së sotme, në Kuvend.

Ai, e ka quajtur si mish të huaj në LVV dhe që po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, duke i kërkuar t’a ushtrojë këtë detyrë derisa t’a kalojë provimin te kryeministrim Albin Kurti.

“Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shwartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm…Posted by Memli Krasniqi on Thursday, May 6, 2021

Related Articles