Krasniqi i PDK-së kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale në një datë me ato lokale

Krasniqi i PDK-së kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale në një datë me ato lokale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit që pati me përfaqësues të partive të tjera i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta “Enigma”.

Krasniqi para mediave, ai kundërshtoi propozimin e Albulena Haxhiut që të ketë një datë për të dyja zgjedhjet, si ato lokale, por edhe nëse mbahet ato të jashtëzakonshme nacionale.

Sipas Krasniqit, kjo do të ishte versioni më i keq i mundur, nëse nuk formohen institucionet e reja.

I pari i PDK-së shtoi se edhe ata e bënë propozimin e tyre para Osmani për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, dhe shtoi se parapëlqejnë 12 dhe 19 tetorin. 

Related Articles