Frashër Krasniqi nga PSD-ja i ka reaguar VV-së për videon e fundit ku akuzoi rëndë ish-qeveritarët, për hajne e zhvatje të vendit.
Krasniqi ka publikuar një video 6-minutëshe ku ka përmbledhur disa nga dështimet e Qeverisë Kurti në këto dy vite në pushtet.
Sipas Krasniqit, me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet ka ikje të njerëzve nga vendi më shumë se kurrë, teksa përmend edhe mungesën e materialit për pasaporta.
“Ka xhipa, truproja e shtëpi ma t’madhe për Kryeministrin”, thuhet tutje në videon e Krasniqit.