Me një gol fare në fund të ndeshjes, Ermal Krasniqi ia ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë skuadrës së Clujit.
Cluji të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Argesit në çerekfinale të Kupës me rezultatin 1:0.
Golin e fitores e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 89-të. Ai e pranoi topin jashtë zonës dhe menjëherë gjuajti me të majtën për golin e fitores.
Krasniqi u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe ishte vendimtar në rezultatin final të ndeshjes.
Për 24-vjeçarin ishte goli i pestë i edicionit në të gjitha garat, ndërsa e ka edhe një asistim.
Cluji në gjysmëfinale do të luajë kundër skuadrës Sepsi Sf. Gheorghe.
Krasniqi ia siguron Clujit gjysmëfinalen
