Ish-kryetari i PDK, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se prej pesë vitesh Kosova është në krizë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai u shpreh se institucionet janë degraduar dhe sipas tij, ekonomia ka stagnuar e siguria është dobësuar.
“Prej pesë vitesh populizmi e zëvëndësoi profesionalizmin dhe punën, zhurma e zëvëndësoi politikbërjen, impriovizimi e zëvëndësoi kompetencën. Institucionet janë degraduar dhe ekonomia ka stagnuar, mirëqenia e qytetarëve është përkeqësuar, siguria është dobësuar e reputacioni ndërkombëtarë i vendit është dëmtuar”.
“Qytetarët sot janë më pak të sigurt, më pak shpresë të plotë dhe më pak të përfaqësuar, e vërteta është e qartë, Kosova është në krizë dhe kjo krizë dhe kjo krizë kërkon përgjegjësi, seriozitet dhe një forcë të bashkuar e të gatshme për të qeverisur”, u shpreh Krasniqi.
